Klinikat e transplantit të flokëve të Cristiano Ronaldos nën hetim nga autoritetet tatimore spanjolle

11 months ago 8

Klinikat e transplantit të flokëve që zotëron Cristiano Ronaldo janë nën hetim nga autoritetet spanjolle për çështje tatimore.

Ikona e Al Nassr dhe Portugalisë, Ronaldo, të cilin Forbes vlerëson se ka një vlerë neto prej 500 milionë dollarësh, ka diversifikuar të ardhurat e tij duke investuar në disa biznese gjatë karrierës së tij.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle Sport, klinikat e Ronaldos po përballen me një hetim.

38-vjeçari është bashkëpronar i disa klinikave të transplantit të flokëve të Insparya Medical Clinic, të cilat dyshohet se janë duke u hetuar nga Agjencia e Taksave në Spanjë.

Raporti pretendon se Agjencia e Tatimeve ka hapur një dosje kundër klinikave të mbjelljes së flokëve pasi ato kanë lëshuar disa fatura pa TVSH midis 2019 dhe 2021 për qindra klientë.

Në Spanjë po pretendohet se transplantet janë “thjesht për qëllime estetike” dhe për këtë arsye çmimet e tyre duhet të përfshijnë TVSH-në, e cila aktualisht është 21 për qind në Spanjë.

Hetuesit tatimorë thuhet se kanë inspektuar pasqyrat bankare, pagesat me para në dorë dhe një listë të anonimuar pagesash.

Ndërkohë, klinikat ia kanë dorëzuar përgjegjësinë për të gjithë procesin avokatëve dhe kanë këmbëngulur se kanë respektuar të gjithë legjislacionin dhe rregulloret.

Në mbrojtje, Insparya Medical Clinic pretendoi se alopecia “është një sëmundje” dhe për këtë arsye “shërbimet mjekësore të diagnostikimit, parandalimit, trajtimit dhe kurimit” janë të përjashtuara nga TVSH-ja.

Insparya dha një raport nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe një opinion të një mjeku që është i specializuar në dermatologji si pjesë e përgjigjes së tyre./Telegrafi/

Read Entire Article