Klinsmann shkarkohet nga Korea e Jugut

7 months ago 8
Reklamë
17:14 16/02/2024

Federata: Trajneri ishte jashtë pritshmërive

Federata e Futbollit të Koresë shkarkoi nga detyra trajnerin e kombëtares Juergen Klinsmann pas eliminimit të kombëtares në gjysmëfinale të Kupës së Azisë.

Pozita e Klinsmann u trondit pas kritikave për mënyrën e tij të drejtimit të skuadrës. Korea e jugut kërkonte titullin e tretë në këtë garë, por të parin pas 64 vitesh pritjeje.

Eliminimi pas humbjes 2-0 ndaj Jordanisë çoi në thirrje nga tifozët dhe disa politikanë për shkarkimin nga puna të teknikut gjerman.

Presidenti i federatës tha se mandati i Klinsmann ishte jashtë pritshmërive.

“Klinsmann nuk arriti të shfaqte lidershipin që prisnim nga trajneri i ekipit kombëtar, duke përfshirë menaxhimin e lojës, menaxhimin e lojtarëve dhe qëndrimin e punës”, tha Presidenti i Federatës së Futbollit të Koresë së Jugut.

Klinsmann e mori detyrën më 27 Shkurt 2023 por popullariteti i tij në Kore u ul gjatë Kupës së Azisë, me shumë që kritikuan qëndrimin e tij pasi ai u pa i buzëqeshur pavarësisht paraqitjeve të dobëta nga ekipi i tij.

Mënyra e tij e menaxhimit të lojtarëve u vu gjithashtu në pikëpyetje pas një sherri mes lojtarëve në prag të gjysmëfinales. Kapiteni Son përfundoi i lënduar në një gisht të dorës.

Gjatë gjithë mandatit të tij me Korenë e Jugut, Klinsmann u kritikua shpesh për punën pasi qëndronte më shumë në Los Anxhelos, ku ai aktualisht banon, pavarësisht se kishte thënë se do të kalonte kohë në Korenë e Jugut.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article