Klop debaton me gazetarin pas fitores së Liverpul

9 months ago 44
Reklamë

Jurgen Klop nuk është asnjëherë i lumtur, madje as kur fiton. Edhe pse Liverpuli fitoi të mërkurën në mbrëmje me 2-0 përballë Shefild Junajtid, me gola të Van Dijk dhe Soboszlai, Klop është përplasur më gazetarin pas ndeshje.

Klop e ka quajtur injorant gazetarin e Amazon Priem Sport, Markus Bukland, pasi ky i fundit e pyeti se cili është orari i preferuar, pasi më herët gjermani kishte deklaruar se nuk i pëlqen orari i mesditës, 13:30 (12:30 në Britanëinë e Madhe), pasi pikërisht në këtë orar Liverpuli do të luajë kundër Kristal Palas të shtunën.

Bukland e pyeti Klopin: “Orari juaj i preferuar për ndeshje?”

Ndërsa Klop u përgjigj: “Shkëlqyeshëm, është shumë mirë që bëtë një shaka për këtë. Ne po shkojmë në shtëpi, nuk e di kur do të arrijmë atje, ndoshta në ora 1 ose 2 pas mesanate, dhe ndeshja vjen pasi të arrijmë të bëjmë ndoshta dy stërvitje. Është në rregull të luajmë përsëri pasi të pushojmë. Është e njëjta gjë me Kristal Palas. Por unë e kuptoj që ju nuk e kuptoni edhe pse punoni në futboll, kështu që pse të shqetësohem t’ju shpjegoj përsëri”.

Më tej trajneri gjerman e quajti injorant gazetarin që i bëri pyetjen.

“Nëse po tallesh me këtë, atëherë je një injorant. Por është në rregull, futbolli është argëtues, gjithçka është në rregull”, u shprej trajneri i Liverpulit. Gazetari u përpoq t’i kërkonte falje dhe t’i shpjegonte se nuk kishte për qëllim ta përçmonte.

Read Entire Article