Klopp kërkon kujdes nga Chelsea, trajneri i Liverpool parashikon një sfidë të fortë

7 months ago 16
Reklamë
19:56 30/01/2024

Trajneri Jurgen Klop kërkon fitore në sfidën në “Anfield Road” kundër Çelsit, ndërsa ka vendosur që të mos nxitojë për ta hedhur në fushë goleadorin Muhamed Salah. Egjiptiani ka realizuar 14 gola këtë sezon në Premier Ligë, po aq sa edhe Erlin Haaland, por u dëmtua në Kupën e Kombeve të Afrikës në sfidën Egjipt-Gana që përfundoi 2-2.

Të kuqtë kryesojnë me 48 pikë pas 21 takimeve, 5 më shumë se sa Siti, me 1 ndeshje më shumë.

“Sigurisht ata luajnë një futboll të bukur! Çelsi është ekip i mirë, kanë një trajner mjaft të zotë dhe kundër kemi një ekip që di të fitojë pikë e që ka fituar shumicën e ndeshjeve së fundmi. Kur luajtëm me ata në fazë të parë barazuam, por atëherë nuk ishin në formë të mirë. Pra duhet të bëjmë më mirë, por që atëherë ne jemi përmirësuar. “

Trajneri Mauricio Pochettino nuk pret që Gallager, Armando Broja dhe Çalobah të largohen nga Çelsi në merkaton e janarit.

Në konferencën për shtyp, përpara takimit ndaj “të kuqve”, tekniku argjentinas foli për të ardhmen e futbollistëve.

Klan News

“Për momentin, nuk ka lajme! Gjithçka është e qetë dhe e relaksuar! Po flisja me lojtarët, jo vetëm me ata, por gjithë ekipin dhe sigurisht momentalisht jemi të gjithë të relaksuar rreth situatës në grup. Sa i përket sfidës ndaj Liverpool, duam ta fitojmë atë! Në fund, duam të jemi ne që të festojmë!”

Çelsi renditet në vend të nëntë në Premier Lifë me 31 pikë dhe ka fituar 4 nga 5 sfidat e fundit në kampionat.


Të ngjashme

Read Entire Article