Klose për Kane: Unë kurrë nuk kam qenë kaq perfekt sa ai

1 year ago 39
Reklamë

Miroslav Klose ka folur shumë mirë për sulmuesin e ri të Bayern Munich, Harry Kane.

Anglezi u bë blerja më e madhe në histori të klubit, kur u kaloi nga Tottenham te Bayern Munich për 100 milionë euro.

Ish-sulmuesi i kampionëve të Bundesligës në periudhën 2007-2011 e ka ngritur në një piedestal 30-vjeçarin anglez.

“Teknika që ka Kane në konkretizimin e rasteve përpara portës është mbresëlënëse. Unë kurrë nuk kam qenë kaq perfekt”.

“Harry bie në sy jo vetëm rreth golave, por edhe në ndërtimin e lojës nga mbrapa, kontribut i çmuar në dobi të ekipit”.

“Mjafton t’i referohemi asistimit në golin e Sane ndaj Werder. Janë të rrallë sulmuesit qendror që dinë të jenë rezultative kudo në fushë”, ka thënë 45-vjeçari. /Telegrafi/

Read Entire Article