Klubet shqiptare, 3.5 mln USD nga merkato

7 months ago 23
Reklamë
15:54 31/01/2024

Viti 2023 solli më shumë të ardhura nga shitja e futbollistëve

Klubet shqiptarë përfituan 3.5 milionë Dollarë nga shitja e futbollistëve te skuadrat jashtë vendit, sipas raportit të FIFA-s për vitin 2023.

Një shifër rreth 3 herë e gjysmë më e lartë se 2022 dhe e arkëtuar për 127 futbollistë. Bazuar në të dhënat e sistemit TMS, ky është viti më i suksesshëm i Shqipërisë për marrëveshjet e arritura.

Ndërkohë që nuk shfaqen të dhëna për shumën e shpenzuar për afrimet e 169 lojtarëve në dy dritaret e merkatos gjatë 2023.

Në nivel gobal për vitin e kaluar janë shpenzuar 9 miliardë e 630 milionë Dollarë për transferime të futbollistëve, një rekord absolut. Kjo është thuajse 50% më e lartë se në 2022. Në total ishin 21801 lëvizje, 1439 më shumë se një vit më parë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article