Klubi i Bundesligës ndërpreu kontratën me futbollistin që mbështeti Palestinën, mesazhi i tij i ri bëri xhiron e botës

11 months ago 21

Klubi gjerman i Bundesligës Mainz ndërpreu kontratën me sulmuesin holandez Anëar El Ghazi pasi ai theksoi se nuk heq dorë nga pikëpamjet e tij dhe se nuk ka kërkuar askund falje për mbështetjen e Palestinës.

Përkatësisht, Mainz e suspendoi El Ghazin javën e kaluar për një postim në Instagram në të cilin ai mbështeti palestinezët pas shpërthimit të konfliktit të armatosur me Izraelin dhe bombardimit të Gazës.

Klubi gjerman shprehu gatishmërinë për t’i hequr pezullimin nëse ai distancohej nga përkrahja e Palestinës, por duke qenë se nuk e bëri këtë, vendosën ta shkarkojnë.

Mainz 05 beendet Vertragsverhältnis mit Anwar El Ghazi.

Zur Meldung:

— 1. FSV Mainz 05 (@1FSVMainz05) November 3, 2023

“Mainz ndërpret marrëdhënien kontraktuale me El Ghazi dhe shkarkon lojtarin me efekt të menjëhershëm. Klubi po e merr këtë masë në përgjigje të deklaratave dhe postimeve të lojtarit në rrjetet sociale”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga klubi gjerman.

Pasi mori vesh shkarkimin, holandezi bëri një reagim në rrjetet sociale dhe mori shumë simpati.

pic.twitter.com/forMWVMbSA

— Anwar El Ghazi (@elghazi1995) November 3, 2023

“Qëndroni për atë që është e drejtë, edhe nëse kjo do të thotë të qëndroni vetëm. Humbja e jetesës sime nuk është asgjë në krahasim me ferrin që po u shkaktohet njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur të Gazës”, shkroi El Ghazi.

Kujtojmë se El Ghazi ka ardhur në Mainz vetëm një muaj e gjysmë më parë si lojtar i lirë, ndërsa më herët ka luajtur për PSV, Ajax, Lille, Aston Villa dhe Everton./Telegrafi/

Read Entire Article