“Koha kur denoncoja kanabizimin”/ Salianji ndan foton: Ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor! Thirrja për qytetarët

1 month ago 20

Në llogarinë personale të deputetit Ervin Salianji në Facebook, është publikuar një foto e deputetit në kohën kur bënte denoncime në lidhje me atë që ai e quante “ Republikë e Narkotrafikut”.

Në postim theksohet se ky ishte fundi i shtetit ligjor në Shqipëri, ndërsa kërkohet reagim nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit.

“Mirmëngjes miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut!
Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot!
Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen! Bashkohu në protestë më 7 tetor”, thuhet në postim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article