Anëtari i Këshillit Bashkiak nga opozita, Tedi Blushi, në fjalën e tij në protestën para Bashkisë Tiranë, tha se ka ardhur koha që populli të arrestojë të korruptuarit.
Ai u shpreh se sot protestojnë kundër vjedhjes e dhe betonizimit të Tiranës.
“Jemi këtu për të protestuar kundër vjedhjes së taksave. Policia është në krahun e hajdutit. Vidhen para me inceneratorin që nuk ekziston, protestojmë kundër betonizimit të Tiranës nga mafia e betonit që ka zaptuan bashkinë e Tiranës.
Kam sot një mesazh për kolegët e opozitës që duhet ti prijmë popullit dhe jo të fshihemi pas kaçubave pas popullit.
Duhet të dalim në ballë për t’i prirë popullit.
Koha që populli të arrestojë të korruptuarit. Do të hyjmë në zyrën tënde Veliaj e do të të arrestojmë në fillim ty e më pas Ramën”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb