Kokainë dhe armë zjarri, policia mësyn në lokal, arrestohet pronari dhe kamarieri në Sarandë

5 days ago 25
Reklamë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga pronarin dhe kamarierin e një lokali, pasi e kishin përshtatur biznesin për tregtim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se gjatë kontrollit të kryer u gjet edhe një armë zjarri pistoletë.

Sekuestrohen pistoleta, doza kokaine dhe kanabisi, një shumë parash, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

“Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G. H., 34 vjeç, dhe M. Sh., 17 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Nga kontrolli në lokalin në pronësi të shtetasit G. H., ku ishte i punësuar kamerier shtetasi M. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 40 doza të lëndës narkotike kokainë dhe disa doza kanabisi, gati për shitje, 1 armë zjarri pistoletë, 37 500 lekë, 230 euro, 40 franga dhe 70 paund, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article