Kolo Muani i bën presion Eintraht

1 year ago 21
Reklamë
23:28 30/08/2023

Sulmuesi francez që kërkohet nga PSG ka refuzuar që të dalë në seancën stërvitore

Randal Kolo Muani ka refuzuar që të dalë në stërvitje me Eintraht Frankfurtin, ndërsa po përpiqet që të detyrojë klubin ta lejojë që të transferohet te PSG.

Në sezonin e kaluar, sulmuesi francez bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke shënuar 15 gola në 32 ndeshje, ndërsa e mbylli si golashënuesi i tretë më i mirëi i Bundesligës.

Klubi gjerman e lë të lirë 24-vjeçarin nëse për kartonin e tij paguhen 100 mln Euro.

Drejtori sportiv i Eintrahtit në reagimin e tij e bëri të qartë se veprimet e sulmuesit nuk do të ndikonin në qëndrimin e tyre.

Muani u bë pjesë e klubit gjerman verën e kaluar, ku u ble nga Nant. Falë paraqitjes së tij ai u grumbullua për herë të parë me përfaqësuesen franceze.

Didier Deschamps e kishte sulmuesin pjesë të ekipit në Kupën e Botës Katar 2022, ndërsa 24-vjeçari shënoi në ndeshjen gjysmëfinale që Franca fitoi kundër Marokut.

Ai gjithashtu realizoi me penallti edhe në finale kundër Argjentinës, që “Gjelat” e humbën.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article