Kombëtarja humbet “luftëtarin”/ Gjasula pas tërheqjes nga “Kuqezinjtë”: Realizova ëndrrën time, u hap rrugë të rinjve

3 weeks ago 38
Reklamë

Gjithçka e ka një fillim, por e ka edhe një fund. Kombëtarja shqiptare humbi një tjetër futbollist “veteran”, disa muaj pas largimit të Sokol Cikalleshit.

Klaus Gjasula lajmëroi tërheqjen nga ekipi përfaqësues, dhe kjo pak ditë para nisjes së ciklit të ndeshjeve në grupet e Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë.
Me një mesazh të botuar në faqen e tij në Instagram, mesfushori 34-vjeçar bëri të ditur vendimin duke sqaruar se kishte ardhur koha që ai t’i hapte rrugën të rinjve.

Gjasula e nisi mesazhin me fjalët se “e kisha ëndërruar gjithmonë të luaja me kombëtaren dhe e realizova”.

Ai u grumbullua në Euro 2024 nga trajneri Sylvinho, edhe pse kishte pasur dëmtime gjatë sezonit në Gjermani, dhe ia shpërbleu besimin.

Mesfushori realizoi golin e barazimit 2-2 ndaj Kroacisë në stadiumin e Hamburgut, duke vendosur për momentin rekordin për rrjetën më të vonshme të shënuar në një ndeshje të kampionateve europiane.

Futbollisti debutoi me kuqezinjtë në 7 shtator 2019 në stadiumin “Stade de France”, në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Francës për eliminatoret e Evropianit i thirrur nga trajneri i asaj kohe, italiani Edy Reja.

Me ekipin përfaqësues, luajti 29 ndeshje, në të cilat shërbeu një asist, pikërisht në Poloni për Sokol Cikalleshin, dhe shënoi një gol.

I lindur në Tiranë në 1989, Klaus Gjasula e kaloi gjithë karrierën në Gjermani, duke u aktivizuar për dy sezone në Bundesligë, me Paderborn dhe Darmstadt, me gjithsej mbi 400 ndeshje në futbollin gjerman, e mbi 20 gola e mbi 20 asiste.

Read Entire Article