Kombëtarja kërkon fitoren me Ishujt Faroe

11 months ago 25
15:56 19/11/2023

FSHF organizon festë në stadium për kualifikimin

Ndeshja e së hënës ndaj Ishujve Faroe nuk do të jetë thjeshtë mbyllja e kualifikueseve të Europianit. Kuqezinjtë do të përpiqen të gëzojnë publikun me një fitore në shtëpi për të shkuar në Gjermani me krenarinë e rekordit të shënuar në një fazë kualifikuese.

Stadiumi “Air Albania” pritet të përjetojë një festë që prej fillimit të takimit duke mbështetur lojtarët për arritjen e një suksesi. Por nuk përfundon me kaq. Një festë e madhe do të organizohet në stadiumin “Air Albania” pas ndeshjes.

Fededata Shqiptare e Futbollit e ka konceptuar si moment falenderimi për të gjithë futbollistët dhe stafin teknik për kualifikimin në “Euro 2024”. Në fund të takimit, në stadium do të thirren të gjithë lojtarët që pritet të marrin ovacione nga afërsisht 22 mijë tifozët në stadium.

Ky do të jetë përfundimi i kualifikueseve, por nga ana tjetër do të përfaqësojë, nisjen e një aventure tjetër. Asaj më serioze, përgatitjes për finalet e Gjermanisë. Eventi më i madh kontinental do të mbahet nga 14 Qershori më 14 Korrik.

TV Klan ka fituar të drejtat e transmetimit për 31 ndeshjet më të mira, të cilat do të përzgjidhen përgjatë të gjithë turneut.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article