Kombëtarja nis përgatitjet për Çekinë

1 year ago 20
Reklamë
15:59 04/09/2023

Cikalleshi e Bajrami: Javë vendimtare për kualifikimin

Duke qenë ndeshjet më të rëndësishme të kualifikueseve të Europianit, pesha e përgjegjësisë është maksimale tek futbollistët e kombëtares shqiptare.

Kundër Çekisë fillimisht e më pas me Poloninë, është java vendimtare për shpresën e kualifikimit në Europianin e 2024.

Sokol Cikalleshi: Kjo është java tani që burrat do të dalin në shesh, duke filluar nga ne në fushën e lojës. Mendoj se është një ekip që ne do të vuajmë shumë për të marrë rezultat pozitiv. Ne duhet të futemi në fushë për të marrë rezultatin maksimal, rezultati maksimal janë 3 pikët dhe nëse nuk e arrijmë atë, të mos dalim të humbur.

Edhe skuadra çeke do të ketë impenjimin maksimal për të fituar, për më tepër që luan në fushën e saj, por a ka strategji në këtë sfidë për kuqezinjtë?

Nedim Bajrami: Nuk ka një lojtar ose dy lojtarë që e ndryshojnë lojën, gjithë skuadra duhet të jetë në formë dhe ta përgatisim ndeshjen sa më mirë dhe të fusim shpirtin në fushë.

Kjo e hënë shënon edhe ditën e parë të përgatitjeve të kombëtares për ndeshjen me Çekinë e cila do të luhet në Pragë. Brenda territorit të Shqipërisë, takimi do të transmetohet në Tv Klan pa pagesë.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article