Kombëtarja U-21 tenton grupet e Euro 2025

1 year ago 25
Reklamë
15:43 31/08/2023

Tekniku Bushi: Objektivi mbetet i njëjtë, Sylvinho ‘i lirë’ të zgjedh çdo talent kuqezi

Plot 10 futbollistë nga kampionatin vendas do të jenë pjesë e kombëtares U-21 për dy duelet kualifikuese të Euro2025 ndaj Armenisë dhe Rumanisë. Fakt që konfirmon vëmendjen e shtuar nga stafi teknik, kryesuar nga Alban Bushi, i cili në daljen para mediave pranoi se kuqezinjtë do të japin maksimumin në këto dy takime tepër të rëndësishme.

“Ky është një grup shumë i ekulibruar, shumë grup i fortë. Është mirë për ne sepse është një grup që çdo ekip mund t’i marrë pikë njëra-tjetrës. Mund të ketë dhe shumë barazime dhe kjo na favorizon ne, mund të favorizojë çdo ekip, por ne mendojmë veten tonë. Kam menduar gjithnjë që grupi është shumë i ekulibruar mund të ketë shumë barazie me një fitore, dy që mund të bëjmë ne tani në fillim, mund të shkëputemi nga kundërshtarët e tjerë.”

Pavarësisht objektivit që është kualifikimi në Europianin e kësaj grupmoshe, kombëtarja U-21 mbetet furnizues me talente të rinj për përfaqësuesen e madhe. Bushi pranoi se lojtarët U-21 janë të gatshëm në çdo moment për tu vënë në urdhërat e teknikut Silvinjo.

“Shqipëria ka ardhur në një nivel shumë të mirë që ka shumë lojtarë pavarësisht se edhe këto i bëjnë punë, këto të U-21. Mendoj që Shqipëria ka dy ndeshje shumë të rëndësishme si me Çekinë dhe Poloninë. Trajneri Silvinjo e di shumë mirë se çfarë lojtarësh i duhen. Ka një listë shumë të madhe me lojtarë.”

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve do të grumbullohet në Stamboll për të përgatitur duelin në transfertën e Armenisë me 8 Shtator dhe katër ditë më pas do të pres Rumaninë në ‘Elbasan Arena’.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article