Komedia e martesës vazhdon – “Dy Gishtë Mjalt 2” vjen në Prishtinë me Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën në ‘CineStar’

8 months ago 23

Në një atmosferë festash dhe pritje të madhe, kinemaja më e madhe në Prishtinë shndërrohet në qendër të vëmendjes së skenës së artit shqiptar me premierën e filmit të shumëpritur “Dy Gisht Mjaltë 2”.

Yje të shumtë të artit, nga muzika e deri te skena e aktrimit, përfshirë edhe fansa të zjarrtë të kinematografisë, mbushën ambientet e Prishtina Mall në mbrëmjen gala. Kjo ngjarje ka sjellë bashkë emra të rëndësishëm nga i gjithë regjioni për të parë shfaqjen e filmit dhe për të përjetuar një natë plot emocione dhe argëtim.

Ermal Mamaqi, aktori dhe producenti i njohur, i cili ka qenë një nga motorët kryesorë pas realizimit të kësaj komedie hit, shprehu entuziazmin e tij në intervistën ekskluzive për Telegrafin.

Premiera e filmit “Dy Gisht Mjaltë 2” në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Po, ndihem shumë mirë. Jam shumë i lumtur që dy ‘Dy Gisht Mjaltë’ vjen në Prishtinë dhe besoj shumë që ky të jetë një tjetër sukses i filmit shqiptar dhe uroj që kinematografia nga të dyja, po themi shtetet në thonjëza të të ketë një bashkëpunim edhe më të ngushtë që të shihen edhe filma e Kosovës në Shqipëri dhe filmat e Shqipërisë në Kosovë, se flasim një gjuhë, kemi një traditë”, tha Mamaqi, duke theksuar vlerën dhe rëndësinë e bashkëpunimeve kulturore mes dy vendeve.

Në pyetjen nëse “Dy Gisht Mjaltë 2” ka tejkaluar versionin e parë të filmit, Ermali nuk ngurron të japë një përgjigje të prerë: “Njëqind për qind! Është një film që ka një dinamikë shumë të madhe, njerëzit në çdo situatë qeshin gjithë kohës. E kemi testuar disa herë dhe sigurisht që nuk do zhgënjehen. Zakonisht bëhet e dyta është më e keq se e para, por jo, ky është më i mirë se i pari”.

Ermal Mamaqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

I pyetur për të ardhmen e sagës dhe nëse shikuesit mund të presin “Dy Gisht Mjaltë 3”, Ermal qesh me një dozë misteri dhe zbulon: “Jo, ‘Dy Gisht Mjaltë 3’ nuk do të ketë, por do të ketë ‘Tre Gisht Mjaltë 2′”.

Duke u kthyer në eksperiencën e tij të fundit në film, aktori nga SHqipëria jep gjithashtu një panoramë më të gjerë të angazhimeve të tij mes biznesit dhe aktrimit.

“Këtu jam shumë mirë, por aq sa më takon, edhe industria e filmit për mua është një biznes, në të cilin lëvroj, kështu që nuk ka asgjë të keqe që arti të kthehet në biznes. Biznesi në art është një kombinim shumë i mirë”, tha Ermali për Telegrafin.

Ermal Mamaqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërsa i pyetur për mesazhin që dëshiron të përcjellë përmes këtij filmi, aktori dha një përgjigje që shkon përtej humorit të thjeshtë: “Martesa, se ndoshta nuk e dini ju, martesa është si ai kavanozi që në fillim ka dy gisht mjaltë kur ia ha dhe mbasi mbaron mjalti fillon ajo pjesa tjetër që nuk është më e shishme”, shpjegon ai dhe shton: “Kujdes, beqarët e kanë ndaluar ta shohin këtë film, sepse në qoftë se e shikojnë, ka mundësi që mos të martohen ndonjëherë”.

Ndërkohë, Elvana Gjata, këngëtarja dhe aktorja e rolit kryesor, nuk e ka fshehur kënaqësinë e saj për shfaqjen premierë të filmit në Kosovë, duke theksuar mikpritjen e madhe që i është bërë këtu.

Elvana Gjata (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Jam kënaqur shumë. E kam shijuar pa fund. Njerëzit kanë qeshur shumë. Ndihem shumë me fat dhe mirënjohëse për dashurinë dhe besnikërinë që ju tregon ndaj meje gjithë këtyre viteve, edhe pse këtë herë vij si aktore”, tha Elvana Gjata për Telegrafin.

Në këtë ngjarje të veçantë të kinematografisë shqiptare, “Dy Gisht Mjaltë 2” premton të ofrojë argëtim të paepur dhe të vazhdojë rrugëtimin e suksesit të tij, duke mbledhur së bashku artistë dhe dashamirës të artit.

Elvana Gjata (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Filmi është i dposnueshëm për t’u parë në kinemanë CineStar, gjersa detajet mbi oraret dhe çmimet e biletave mund t’i gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Fotografi të tjera nga premiera e “Dy Gisht Mjaltë” në Prishtinë:

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Read Entire Article