Komisari i policisë në funksion të bandës, caktohet drejtuesi i ri në komisariatin e Laçit

11 months ago 17
Reklamë

Pas arrestimit te shefit te komisariatit te kurbinit Dritan Metaj, me urdher te drejtorit te policise se shtetit, ne vend te tij eshte emeruar Shkelzen Metushi.

Metushi mbante postin e shefit te sektorit te forces se posacme “Shqiponja”, ne Drejtorine e Policise se Tiranes.

Kryepolici i Kurbinit Dritan Metaj u la ne burgj nga GJKKO diten e hene per shkak te lidhjeve qe ai ka pasur me baronin e droges, Gezim Cela.

Dyshohet se komisari Metaj perdorente mjetin e tij per te levizur kreun e grupit te droges Gezim Cela si dhe anetaret e tjere te grupit, qe vepronte mes Kurbinit, Fushe-krujes dhe Lezhes.

Sikurse del edhe nga hetimet e operacionit “Flake ne det”, komisari Dritan Metaj ka pasur rol ne rendesishem ne grupin e trafikut te droges, gje e cila mesa duket eshte dokumentuar nga pergjimet e kryera gjate ketij viti.

SPAK leshoi 15 urdher-arreste, por nje pjese e grupit jane ne kerkim, madje dyshohet se shumica jane jashte vendit, perfshire Gezim Celen.

Read Entire Article