Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin Popullor “Për të koordinuar dhe të gjitha çështjet në institucionet për të luftuar dezinformimin dhe formatin e tjera të huaja në proceset demokratike të vendit”, ku kanë munguar deputetët e opozitës, që vijojnë të bojkotojnë mbledhjet e komisioneve, pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji.
Vëngu tha se përballë konfuzionit që krijohet për shkak të ndërhyrjes nga jashtë, përmes formave të ndryshme, përfshi edhe atë kibernetike, Shqipëria ka një strategji përballë sulmeve kibernetike.
Por Vëngu tha se kjo çështje duhet të ndahet nga dizinformimi, që mund të bëhet nga palët e treta.
“Dizinformimi është një nga shigjetat në harkun e madh që ne përballemi në botën dixhitale”, tha Vëngu.
Ministri i Mbrojtjes tha dizinformimi është një instrument i aktorëve shtetërorë dhe joshtetëror që duan të ndërhyjnë në Shqipëri.
Vëngu tha se Rusia dhe Irani kanë një ndikim minimal nga këto shtete, madje në vendet e Rajonit që janë edhe anëtarë të NATO-s, ndikimi i këtyre vendeve është shumëfish më i lartë se në Shqipëri.
Por sipas ministrit të Mbrojtjes, kjo nuk duhet të ndikojë në uljen e vigjilencës sa i takon këtyre dy vendeve, edhe pse theksoi se edhe për dekada të tjera si Rusia ashtu edhe Irani, sa i takon ndikimit në Shqipëri, do e kenë minimal.
Vëngu u shpreh se është rritur rreziku që mund të shkaktojë ose vijë nga dizinformimi.
Ministri i Mbrojtjes vuri theksin në propagandën që financohet nga vende me influenca malinje, apo vende të caktuara.
Duke dhënë një shembull mbi dizinformimin, Vëngu u shpreh se “në fund të muajit të kaluar, Ambasada e Federatës ruse, nisur nga një festival, deklaroi se kishte akuza të pabaza kundër Rusisë, gjatë festivalit, lidhur me operacionet speciale në Ukrainë. Këtu kemi një shembull shumë të qartë dizinformimi, duke manipuluar opinionin publik”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb