Komisioni i Reformës Zgjedhore ‘ndez’ debat në Kuvend, Bardhi-Felajt: Kam nevojë për 15 minuta pushim…

1 year ago 16
20:37 05/10/2023

Vijon ende seanca plenare e kësaj të Enjteje. Gazment Bardhi në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së ka kërkuar 15 minuta pushim, pasi siç deklaroi ai nga foltorja i duhet të zhvillojë një mbledhje me grupin. Kjo e fundit, theksoi Bardhi është e domosdoshme për të diskutuar mbi emrat që opozita do të japë për Komisionin e Reformës Zgjedhore.


Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj e refuzoi kërkesën duke thënë se sipas procedurës, fjala i takon kreut të grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçit.

Pjesë nga debati në parlament për reformën zgjedhore:

Bardhi: Bëni funksional Komisionin e Reformës Zgjedhore. Nëse nuk ju pëlqejnë emrat tanë, na jepni një listë kë të doni ju dhe na e sillni si propozim që ne t’ua sjellim formalisht emrat që doni ju. Uluni tani dhe bëjeni një listë. Ose po doni ndryshojmë vendimin që morëm herën e kaluar dhe thoni që komisioni përbëhet nga 18 anëtarë të grupit parlamentar të PS. E keni këtë mundësi, votat i keni, shumicën e keni. Dhe meqënëse e keni marrë vendimin, zonja drejtuese e seancës unë kërkoj 15 minuta pushim për mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Felaj: Është dhe zoti Çuçi në listën e diskutantëve, kështuqë do t’ja jap fjalën. Nuk mund t’i ndërpres diskutimet sepse nuk ka bazë në rregullore. Nuk ndërpriten diskutimet për të bërë mbledhje grupi. Mbaroje fjalën, ke dhe 38 sekonda kohë.

Bardhi: Drejtuesi i seancës thotë rregullorja ti zonja ish-prokurore, me kërkesë të një grupi parlamentar mund të ndërpresë seancën për jo më shumë se 60 minuta vetëm një herë për të njëjtën çështje. Kam nevojë për mbledhje të grupit parlamentar të PD-së. Do duhet të marrim vendimet për veten.

Felaj: Mbaroi koha zoti Bardhi. A mund të uleni zoti Bardhi? Fjalën e ka zoti Çuçi dhë nuk mund ta ndërpres diskutimin. Zotëri të lutem ulu! Do ta bësh kërkesën kur të kenë mbaruar diskutimet./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article