Deputetja e PD-së, Ina Zhupa pohoi se qëllimi i komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi është hetimi i shkeljeve, ndërsa iu bëri thirrje socialistëve që të vijojnë me procedurat.
“Ne këtu funksionojmë mbi bazën e ligjit. Mblidhen një herë provat dhe më pas bëhet plani i hetimit. Nuk mund të bësh hetime pa pasur prova. Zoti Ndreca mos ndërhy. Moment tjetër procedural është plani final i paraqitur nga ekspertët. Këtë e përcakton ligji. Ligji nuk thotë që nga plani paraprak, të kalohet te plani i hetimit. Ma gjeni se ku e keni këtë. Si të fshehim firmën tuaj! Unë e pres si dëshmitare zonjën Ikonomi. Ndaj na bëni për problemet tuaja që të rrimë një muaj dhe mos të çojmë kërkesën për informacion. Ne nuk jemi votuar që të kalojmë kohën këtu. Nuk jemi për të bërë debat shterpë me ju, por për të kërkuar informacione. Për të bërë një plan hetimi.”, -tha Zhupa.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb