Komisioni për Shëndetësinë/ “S’do të mësojmë shqipen nga shqipja”, Vasili kujton procedurat dhe akuzon PS-në: S’duan të hetojnë, po shpikin artificën!

6 months ago 5

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nga komisioni hetimor për shëndetësinë deklaroi se PS-ja nuk do që të hetojë për këto koncesione, ndërsa shtoi se po shpiken artifica.

Ai kujtoi proceduarat mbi të cilat bazohet puna e një komisioni hetimor.

“Neni 15 thotë; fillimi i hetimit. Pasi njihemi me objektin e çështjes, komisioni mbledh të dhëna për çështjen, të cilat duhet të jenë të dhëna zyrtare dhe jo zyrtare. Komisioni merr të dhëna nga burime të drejtpërdrejta. Pasi sigurohen të dhënat paraprake për çështjen, komisioni miraton planin e hetimit. Komisioni miraton të dhënat. Nëse do të vazhdojmë të tallemi, tallemi. Këtë thotë ligji, nëse e kanë bërë mysybet! Ju thoni; s’duam të marrim të dhëna, por të ikim te plani. Këtu nuk po bëjmë asnjë interpretim. S’do të mësojmë shqipen nga shqipja.”, tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article