Një debat u zhvillua në rubrikën Opinion në News 24 mes deputetes demokrate Dhurata Çupi dhe deputetit të PS-së Petro Koçi.
Çupi tha se Komisioni Xhafaj është presion ndaj SPAK-ut. Ndërsa, Koçi deklaroi se kjo nuk është e vërtetë dhe se Komisioni Antikorrupsion është mbështetur nga ndërkombëtarët.
Dhurata Çupi: Ngritët Komision për të kufizuar SPAK duke ngritur Komisionin Xhafaj.
Petro Koçi: Mund të ketë vërejtje, por jo ta quash organizatë kriminale. Kjo është për të krijuar alibi, për të justifikuar dënimet nga pala juaj. Ai është Komision që ka lidhje me BE-në.
Dhurata Çupi: Komisioni thotë se “ne jemi këtu”, këtë mesazh i jep SPAK-ut, që siç iu ngritëm, mund t’ju zhbëjmë.
Petro Koçi: Ti e di shumë mirë se që të ndodhë kjo, duhen vota edhe nga PD.
Dhurata Çupi: Komisioni Xhafaj është presion ndaj SPAK.
Petro Koçi: Nëse do ishte kështu, ndërkombëtarët nuk do mbështesnin Komisionin Xhafaj, që është Komision Antikorrupsion. Por jo, e mbështesim. Rama ka thënë se PD do të marrë më pak mandate se në vitin 1997.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb