Kompletoi detyrën dyjavore! India fik pajisjen e saj në Hënë

1 year ago 13

India ka fikur pajisjen e saj në Hënë, të parën që ka arritur ndonjëherë në polin jugor hënor, pasi kompletoi detyrën e saj dyjavore duke kryer eksperimente.

Agjencia Hapësinore e Indisë raportoi se pajisja Pragyan, e nisur me anijen kozmike Chandrayaan-3, është fikur, mirëpo bateritë janë aktive.

“Shpresojmë për një rindezje të suksesshme për kryerjen e detyrave në të ardhmen. Përndryshe, do të duhet të qëndrojë përgjithmonë atje si ambasador i Indisë në Hënë”, deklaruan ata.

Duke zbarkuar në Hënë, India u është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik, si vendet e vetme që kanë arritur atje.

Mirëpo, ditëve të fundit, India ka shkuar edhe më përtej, duke zbarkuar në polin jugor, disa ditë pasi Rusia ka dështuar në një përpjekje të ngjashme.

Agjencia Hapësinore e Indisë deklaroi se pajisja indiane Pragyan ka udhëtuar mbi 100 metra, duke konfirmuar prezencën e sulfurit, hekurit, oksigjenit dhe elementeve tjera në Hënë.

Tani India është duke shpresuar edhe për një tjetër mision të suksesshëm, pasi të shtunën nisi një tjetër pajisje drejt Diellit.

Top Channel

Read Entire Article