Konferenca e Paqes në Paris/ Rama i bashkohet thirrjes së Macron: Armëpushim të menjëhershëm në Gaza

11 months ago 42
12:14 11/11/2023

Kryeministri Rama i është bashkuar thirrjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Postimi i Kryeministrit Rama:

Në Forumin e Paqes në Paris pata rastin të takoj liderë dhe zyrtarë të ndryshëm. Ne të gjithë ramë dakord se konflikti dhe vuajtjet e tmerrshme që krijon në Gaza, duhet të marrin fund.

Si një anëtar i përkushtuar i NATO-s, ne shohim një model shqetësues, një angazhim negativ për të shkaktuar konflikte dhe për të mbjellë kaos në Hemisferën Veriore, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Këta agjentë të kaosit duhet të ndalen dhe të mposhten. Fatkeqësisht, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza vetëm ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit.

Ndihem i inkurajuar nga përkushtimi i Presidentit Macron të Francës, i cili, të shtunën, më 10 Nëntor, bëri thirrje me forcë për një armëpushim të menjëhershëm.

Jam dakord me vlerësimin e Presidentit Macron se një armëpushim do të përfitonte gjithashtu edhe Izraelin. Si një vend paqësor dhe shumë-fetar me një rini të gjallë, një fund i menjëhershëm i vuajtjeve civile të popullit palestinez dhe izraelit dhe një paqe e qëndrueshme midis këtyre dy kombeve, është me interes strategjik për Shqipërinë. Unë do të vazhdoj të punoj me udhëheqës të tjerë dhe zyrtarë të tjerë për këtë qëllim.

At the Paris Peace Forum, I had the opportunity to meet various leaders and senior officials. On Gaza, we all agree that the conflict and the horrible suffering it inflicts need to end.

As a dedicated member of NATO, we see a worrisome pattern, a sinister commitment to trigger…

— Edi Rama (@ediramaal) November 11, 2023

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article