Konferenca tradicionale e fundvitit/ Rama për ndryshimet e vitit 2023: Të ardhurat kanë qenë të larta si asnjë vit më parë

10 months ago 27

“Viti më i mirë në aspektin e pozicionit kombëtar të Shqipërisë. Faktikisht ky vit do të mbyllet me një arritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim, ne besojmë që shifra shqiptare do të jetë afër katër %. Të ardhurat kanë qenë të larta si asnjë vit më parë. Me një rritje të ndjeshme ndryshe nga sa ishte parashikuar. Vetëm në 9 muajt nga 3.2 miliardë euro të hyra, shifër shumë e lartë pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme.

Këtu dua të bëj një parantezë për ata që e shohin rritjen e numrit të turizmit pa ndikim në ekonominë  tyre. Komentojnë që nuk na duhen turistët por ekonomia. Ky vit ka pasur rënie të numrit të paanësisë reale. Kemi një papunësi më e ulëta që ka qenë deri më tani. Vitin e ardhshëm synimi është të zbresim hap pas hapi nën 10 %”, tha Rama.

Lajmi në përditësim…

Top Channel

Read Entire Article