Konfirmohet armëpushimi Izrael-Hamas

10 months ago 25
15:58 22/11/2023

150 palestinezë në këmbim të 50 pengjeve izraelite

Luftimet në Gaza nuk u ndalën mëngjesin e kësaj të Mërkure, pavarësisht armëpushimit 4-ditor që u arrit mbrëmjen e të Martës.

Ushtria izraelite publikoi këto filmime të betejave më të fundit në zona të ndryshme të Gazës.

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu garantoi se armëpushimi i përkohshëm do të hyjë në fuqi brenda këtyre 24 orëve.

Sipas marrëveshjes me ndërmjetësues kryesor Katarin, por edhe Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin, Izraeli ka pranuar të lirojë 150 të burgosur palestinezë, shumica dërrmuese gra dhe fëmijë që mbahen në burgjet izraelite.

Në këmbim, Hamasi do të lirojë 50 nga 240 pengjet që mori më 7 Tetor në jug të Izraelit.

Tel Avivi pranoi që gjatë këtyre ditëve të lejojë furnizimin me naftë të Rripit të Gazës, që është jetik veçanërisht për rivënien në funksion të spitaleve.

Netanjahu tha po ashtu se për çdo 10 pengje të liruar, armëpushimit do i shtohet 1 ditë. Marrëveshja u përshëndet nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili tha se pret të lirohen edhe amerikanë që janë mes pengjeve. Vlerësim për palët, pas arritjes së marrëveshjes shprehu edhe Bashkimi Europian.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article