Konfirmohet zyrtarisht se Ratcliffe është bashkëpronar te Man United – dalin detajet e investimit

8 months ago 12

Manchester United njofton se 25 për qind e aksioneve të Sir Jim Ratcliffe tani janë kompletuar. Ratcliffe ka blerë 25 për qind të aksioneve të klasit B nga Glazers.

Aksione të tjera janë emetuar në këmbim të një investimi fillestar prej 200 milionë dollarësh, që e çon pronësinë totale të Ratcliffe në 27.7 për qind.

Ai do të investojë 100 milionë dollarë të tjerë deri më 31 dhjetor, kur pronësia e tij do të rritet në 28.9 për qind.

Sir Jim Ratcliffe: “Të bëhesh bashkëpronar i Man United është një nder i madh dhe vjen me përgjegjësi të madhe”.

“Kjo shënon përfundimin e transaksionit, por vetëm fillimin e rrugëtimit tonë për ta rikthyer Unitedin në majat e futbollit anglez, evropian dhe botëror”.

Joel Glazer, Bashkëkryetar Ekzekutiv, tha: “Unë do të doja të mirëpres Sir Jim si bashkëpronar dhe mezi pres të punoj ngushtë me të dhe INEOS Sport për të ofruar një të ardhme të ndritur për Manchester United”. /Telegrafi/

Manchester United is pleased to confirm that Sir Jim Ratcliffe has completed his 27.7% acquisition of the club, following approval of all conditions, including the FA and the Premier League.#MUFC

— Manchester United (@ManUtd) February 20, 2024

Read Entire Article