Konfiskimi i pallateve me shtesa të paligjshme, Rama: Kemi arkëtuar 3.5 mln € nga 5 objektet e para

9 months ago 28
12:43 30/12/2023

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka filluar arkëtimi i parave nga procesi i konfiskimeve të pallateve me shtesa të paligjshme. Sipas tij, deri më tani nga pesë objekte janë arkëtuar 3.5 milionë Euro. Pritet që edhe nga katër objekte të tjera në arkën e shtetit të shkojnë edhe 7 milionë euro, tha kryeministri.

“Pashë ecurinë e procesit të konfiskimeve të pallateve të shtesave të paligjshme të pallateve për të cilat u bë një zhurmë e shoqëruar edhe me shumë hamendësime dhe me shumë shpifje. Më vjen mirë t’ju them se ka filkluar arkëtimi i parave në arkën e shtetit. Nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer kufijtë e lejeve të ndërtimit. Janë arkëtuar 3.5 mln Euro deri tani nga pesë objekte dhe janë katër objekte të tjera që pritet të vazhdojë pagesa. Presim vetëm nga 9 objektet e para 10.5 mln euro në arkën e shtetit”, u shpreh Rama.

Sipas tij, janë 15 objekte të tjera që janë konfiskuar. Pronarët e tyre nuk kanë shprehur interes për t’i parablerë metrat katrorë të paligjshme prandaj theksoi se do të vijohet masat sipas ligjit. Kreu i qeverisë bëri me dije se kushdo që do të bëjë një metër katror pa shtesë pa leje do ta paguajë shtrenjtë atë.

“Janë edhe 15 objekte të tjera të konfiskuara që janë në proces. Nuk kanë shprehur interes për procesin e parablerjes, kështu që do vazhdohet me masat e tjera që parashikon ligji për konfiskimin dhe më vjen shumë mirë të them që falë këtij veprimi agresiv, ekstrem, të cilit i kishte ardhur koha për tu bërë, shikohet një disiplinim jashtëzakonisht të mirëpritur të punimeve të ndërtimit dhe institucionet përkatëse nuk konstatojnë shkelje të kësaj natyre, por të gjithë duhet ta kenë të qartë që kush bën një metër katror shtesë do të paguajë si frengu pulën dhe do i dalë nga hundët çdo përpjekje për të përfituar atë që nuk i takon”, tha Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article