Konflikti Kosovë-Serbi, ambasadorja e SHBA-së në NATO: Po e monitorojmë situatën, kërkojmë shtensionim

11 months ago 18
Reklamë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith, ka thënë se shtetet aleate janë duke monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës dhe në Ballkanin Perëndimor, teksa ka bërë thirrje për shtensionim.

Në një brifing me gazetarët, Smith ka përsëritur qëndrimin amerikan se “e vetmja rrugë përpara është dialogu për normalizim raportesh në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“E kemi thënë edhe më herët, ne të gjithë e kemi dënuar, të gjitha aleatët po e monitorojnë nga afër situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kemi qenë të shqetësuar pas ngritjes së tensioneve dhe përplasjeve që çuan në dhunë”, ka thënë ajo duke shtuar se si rezultat i tensioneve dhe dhunës KFOR-i ka vendosur të shtojë praninë.

“Ne do të vazhdojmë t’u çojmë mesazh miqve tanë në rajon se e vetmja rrugë përpara drejt normalizimit është nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, që përkrahet fuqishëm nga aleanca e NATO-s”, ka shtuar ajo, duke përsëritur se “aleatët kërkojnë shtensionim”.

Më 24 shtator, një grup i armatosur dhe uniformuar serbësh vrau policin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit. Grupi u fsheh fillimisht në Manastirin e Banjskës dhe nga përballja me Policinë e Kosovës u vranë tre sulmues. Shumica e sulmuesve ka ikur, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq. Serbia menjëherë pas aksionit të Policisë së Kosovës vendosi trupat në kufi me Kosovën duke alarmuar ndërkombëtarët që rritën numrin e forcave të KFOR-it dhe dënuan sulmin e kërkuan që Serbia të kontribuojë në zbardhjen e rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article