“Konflikti si dhuratë për Kurtin”, Dudushi: Fajet tani kalojnë të gjitha në anën e Vuçiçit

11 months ago 11
Reklamë

Gazetari Alban Dudushi e cilësoi si “dhuratë” për Albin Kurtin sulmin nga serbët ndaj policisë së Kosovës dje në Mitrovicë.

Sipas Dudushit, tashmë ndërkombëtarët janë në një linjë dhe tashmë fajet kalojnë të gjitha në anën e Serbisë.

Ai tha në Top Story se Kurti nuk duhet të harrojë se efektivi i vrarë është dëshmor i Kosovës, jo i partisë së tij.

Ka një qëndrim të fortë nga ana e ndërkombëtarëve. Qoftë Borrell në deklaratën e korrigjuar, qoftë Lajçak, qoftë Blinken janë në të njëjtën linjë të asaj çfarë ka ndodhur. Kemi këtë situatë në Kosovë dhe këtë reagim. Ajo që dua të them, në mënyrë fatkeqe, Kurtit i ka ardhur një dhuratë sepse nuk ka punuar për këtë. Kemi parasysh që gjatë kësaj periudhe ka qenë nën presion në lidhje me procesin e dialogut dhe ka qenë nën masa ndëshkuese, ngjarja në veri e çojnë fajin drejt Beogradit. Bunjaku është dëshmor i Kosovës jo i partisë së tij.“-tha Dudushi në Top Story.

Top Channel

Read Entire Article