Kongo përmes penalltive eliminon Egjiptin dhe kalon në çerekfinale

8 months ago 43

Egjipti dhe Kongo kanë barazuar në kohën e rregullt 1-1, ndërsa në vazhdime nuk kishte gola, ku në fund vendosën penalltitë e ku më të mirë dolën kogolezët për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Ndeshja nisi me raste ku Meschack Elia i Kongos dhe Ahmed Hegazy i Egjiptit kishin raste të mira.

Në minutën e 37-të, erdhi edhe goli i parë kur Elia shënoi 1-0 në të mirë të Kongos.

Pas disa minutash, Egjipti fitoi penallti, pas një rishikimi të VAR, e ku nga pika e bardhë shënoi Mostafa Mohamed shënoi për 1-1.

Pjesa e dytë ishte më e dobët, me pak raste, ku Kongo kishte një rast më të mirë, me Cedric Bakambu.

Koha e rregullt nuk solli gola dhe ekipet shkuan drejt vazhdimeve.

Në vazhdimet e para, Mohamed Hamdi mori kartonin e dytë të verdhë dhe Egjipti mbeti me dhjetë lojtarë.

Por as kjo nuk e ndihmoi Kongon që të fitojë në vazhdime, duke e dërguar ndeshjen në penallti ku shkoi një seri e gjatë me nga dhjetë goditje.

Penalty shotout #EGYRDC

Egypt: ✅❌✅✅✅✅✅✅❌
DR Congo: ✅❌✅✅✅✅✅✅✅#AFCON2023 #AFCON2024

— BuSaka 🍹 (@AFCThing) January 28, 2024

E aty më të mirë dolën Kogno që kaloi tutje në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës. /Telegrafi/

Read Entire Article