Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë në Instagram pamje nga dita e sotme ku mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste.
Veliaj u shpreh se dita e sotme shërbeu si një përgatitje për fitoren e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Sakaq, ai shprehu urimet e tij për anëtarët e sapozgjedhur të Asamblesë Kombëtare të PS nga qarku i Tiranës, duke theksuar se “më e mirë është përpara”.
“Mbyllëm një ditë fantastike sot, si përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në 2025. Faleminderit dhe urime anëtarëve të sapozgjedhur në Asamble nga Tirana, Kamza, Vora, Rrogozhina dhe Kavaja. Më e mira është përpara”, shkroi Veliaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb