Kongresi në SHBA, deklaratë për Ballkanin: Ta mbështesim më shumë, shkak Rusia e Kina!

7 months ago 30
Reklamë

Ballkani Perëndimor ka qenë temë diskutimi mes anëtarëve të Kongresit dhe zyrtarëve të lartë amerikane, si dhe pjesëtarë parlamentesh të vendeve europiane dhe Ballkanit Perëndimor, të cilët përcollën shqetësimin e tyre nga ndikimi negativ i Rusisë dhe Kinës në rajon.

Të dyja këto vende sipas pjesëmarrësve, po përpiqen ta shtojnë influencën e tyre përmes ndërhyrjeve politike dhe dezinformimit në rastin e Moskës, dhe investimeve ekonomike dhe infrastrukturore në rastin e Pekinit. Ata theksuan nevojën e forcimit të koordinimit mes SHBA-së dhe aleatëve të tyre me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa gjithashtu folën për nevojën e integrimit të rajonit.

Kongresmeni Pete Sessions një nga bashkëdrejtuesit dhe organizatorët e diskutimit i tha Zërit të Amerikës se Rusia ka vite që përpiqet për destabilizimin e Ballkanit, dhe se është e qartë se ajo përdor dezinformatat dhe forcë kur do që të realizojë synimet e saj.

“Destabilizimi i Ballkanit nga Moska është diçka që secili prej vendeve atje e sheh dhe ata e shohin që jo vetëm po ndodh, por se ka përpjekje e qëllimshme për të minuar këto vende. BE-ja, NATO dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të bashkuara dhe të thonë me forcë se ‘ne i mbështesim këto vende dhe do të qëndrojmë së bashku me to’. Kjo është ajo që u duhet këtyre vendeve: Që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të qëndrojnë me forcë në krah të tyre”, u shpreh kongresmeni Pete Sessions.

Edhe sipas anëtarit republikan të Kongresit, Robert B. Aderholt vendet e Ballkanit sot më shumë se kurrë janë jetike për partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe duhet të ketë një qëndrim të unifikuar kundër ndikimeve negative.

Në diskutim mori pjesë edhe analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit Edëard Joseph, i cili u kujtoi ligjvënësve se rajoni është pjesë e rëndësishme e  strategjisë së Putinit, që sipas tij, dëshiron të ndajë Europën nga Shtetet e Bashkuara dhe dëshiron të ndajë Europën brenda vetes, ndërsa Ballkanin e sheh si një rrugë kryesore për ta bërë një gjë të tillë.

Top Channel

Read Entire Article