Konjufca takim me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për sulmet në veri

11 months ago 11
Reklamë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

“Në këtë takim ndër të tjera është biseduar për ngjarjet në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Kosovapress shkruan se në komunikatë thuhet se kryetari Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës.

Top Channel

Read Entire Article