Konkurrentët për titull luajnë në udhëtim, tre duele interesante zhvillohen sot në Albi Mall Superligë

7 months ago 6

Albi Mall Superliga e Kosovës do të rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 23-të që do të zhvillohen këtë fundjavë.

Në program ditën e sotme (e shtunë) janë tre ndeshje për tu zhvilluar dhe secila më interesante se tjetra.

Sot në fushë zbresin skuadrat konkurrente për titullin e kampionit, Ballkani, Drita dhe Llapi dhe që të tre këto skuadra luajnë në udhëtim.

Ballkani do të luaj në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë kundër Dukagjini, me skuadrën vendase që kërkon patjetër pikët derisa suharekasit kërkojnë këndelljen.

Fushë Kosova pas barazimit ndaj Lirisë në javën e kaluar ende nuk është dorëzuar dhe pret Dritën që ka tre fitore radhazi dhe po e kërkon të katërtën.

Ndeshje shumë interesante do të zhvillohet edhe në Drenas, me Feronikelin ’74 që do të pret Llapin.

Të tre duelet e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/ 

Read Entire Article