Kontratë milionash me kompaninë gjermane

1 year ago 29
Reklamë
22:20 31/07/2023

Strategji e re nga Manchester United. ‘Djajtë e kuq’ tentojnë që të zbusin dhimbjet e rezultateve negative në fushën e lojës me kontrata milionere sponsorizimi. Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, United ka arritur akordin me Adidas për dhjetë vitet e ardhshme, nga ku do të depozitojë një shifër prej më shumë se një miliard euro.

Për një vit, kompania e njohur e veshjeve sportive do paguajë rreth 105 milionë euro në arkat e klubit anglez për ta shndërruar në një ndër kontratat më fitimprurëse në botën e futbollit. Nëse marrëveshja përmbushet, United dhe marka gjermane do ta zgjasin bashkimin e tyre të sponsorizimit në 18 vite, pasi e kanë nisur në vitin 2015 dhe pritet të zgjasë deri në vitin 2033.

Pavarësisht rezultateve të dobëta që skuadra e Erik Ten Hag ka korrur sezonet e fundit , Djajtë e Kuq nuk ndalojnë së nënshkruar kontrata miliona dollarësh me markat ndërkombëtare që sjellin qindra milionë euro.

Kjo përkthehet në nënshkrime të rëndësishme të lojtarëve që më vonë nuk materializohen plotësisht në fushë. Për momentin situata është e ngjashme dhe nuk ka shenja përmirësimi në afat të shkurtër. Në sfidat parasezonale, “djajtë e kuq” kanë pësuar tre humbje në po kaq përballje, ndaj Vrexham, Real Madrid dhe së fundmi përballë Dortmund.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article