“Kontroll në vilën e Metës dhe Kryemadhit në Gjirin e Lalzit”, Klodiana Lala për arrestimin e kreut të PL: Banesa po iu kontrollohet edhe ish-zyrtarëve të…

6 hours ago 23

Në rubrikën Opinion në News 24 e ftuar ishte gazetarja Klodiana Lala dhe analisti Agim Baçi, që komentuan arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Klodiana Lala tha se agjentët e BKH-së po bëjnë kontroll në vilën e Metës dhe Kryemadhit në Gjirin e Lalzit. Po ashtu, Lala theksoi se po bëhen kontrolle edhe në banesat e ish-zyrtarëve të LSI-së.

Ndërsa, analisti Baçi tha se policia dhe SPAK duhet të japin shpjegime për mënyrën e arrestimit të Metës.

Klodiana Lala: Po ushtrohet kontroll në një vilë në Gjirin e Lalzit. Aty po kërkohen prova për veprimtarinë e Ilir Metës. Kontrollet po bëhen me urdhër të GJKKO-së. Mund të merren lap topë e kompjutera, që do shërbejnë me shumë mundësi si provë. Janë disa çështje të bëra bashkë. Janë parë kontaktet që ka pasur Meta me personazhë të tjerë, për pasuritë që kanë pasur dhe lëvrimin e parave. SPAK pretendon se ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova për të kërkuar arrest me burg për Ilir Metën. Banesa po iu kontrollet dhe disa ish-zyrtarëve të LSI, e mund të ketë detaje të reja që mund të dalin nga zbërthimi i celularëve.

Agim Baçi: Policia të reagojë për arrestimin shou. Policia duhet ta shpjegojë arrestimin, atë veprim ekstrem, për tërheqjen zvarrë të ish-presidentit Ilir Meta. Edhe SPAK ta shpjegojë këtë lloj arrestimi. Tërheqja e Metës është një qëndrim ekstrem.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article