Kontrolle në burgun e Drenovës, policia gjen dhe sekuestron një shishe raki

10 months ago 11

Pas ngjarjes së bujshme në burgun e Peqinit, kontrollet dhe masat janë rritur ndjeshëm në të gjitha institucionet IEVP të Shqipërisë.

Në IEVP Drenovë, u arrestua një specialist i burimeve njerëzore të këtij institucioni. Sipas informacioneve, specialisti me iniciale E.P, do të kalonte një çantë me ushqime, ndërsa brenda saj iu gjet një bidon me pije alkoolike, raki, e cila është e ndaluar të futet në burg.

Ndërsa ka filluar hetimi për rastin, SHKB e burgjeve ka urdhëruar arrestimin e specialistit, i cili u dërgua në paraburgimin e komisariatit të Korccës. Pritet që ai të dalë para gjykatës ditët në vijim për tu njohur me vendimin e kësaj të fundit lidhur me veprën penale të futjes së sendeve të ndaluara, neni 324./vizionplus.tv

Read Entire Article