15 persona janë arrestuar gjatë fundjavës që lamë pas në Tiranë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Ndërkohë, janë vendosur në total 9405 masa administrative. Gjithashtu janë pezulluar 44 leje drejtimi dhe janë bllokuar 10 automjete.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
Gjatë javës që lamë pas:
15 shtetas të arrestuar/proceduar penalisht, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Masat administrative: Në total 9 405 masa administrative, mesatarisht 1343 masa në ditë;
167 për xhama të zinj;
576 për shpejtësi mbi normat;
140 për parakalim të gabuar;
349 për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit;
312 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
59 për mosvendosje të kaskës;
243 për mosdhënie përparësi këmbësorëve;
15 për mosrespektim të tabelës “STOP”;
6818 për qëndrim të gabuar;
726 masa për shkelje të tjera.
Pezullime dhe bllokime: 44 masa administrative me pezullim leje drejtimi;
10 automjete të bllokuara;
3 automjete me targa të huaja, për verifikim;
5 për detyrime të palikuiduara;
2 për mungesë dokumentacioni.
Siguria në rrugë, përgjegjësi e të gjithëve!