Korçë, Prefekti mbledh Komisionin e Mbrojtjes Civile për masat mbi Emergjencat dimërore

7 hours ago 28

Komisioni i Mbrojtjes Civile në qarkun e Korçës nën drejtimin e prefektit Nertil Jole zhvilloi analizën e administrimit të Emergjencave civile verore dhe diskutoi rreth përgatitjes për administrimin e Emergjencave civile dimërore.

Në takim mori pjesë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, edhe në kuadër të takimeve që Ministri i Mbrojtjes dhe Drejtori janë duke zhvilluar në çdo qark të vendit, sa i takon mbështetjes që qeveria qëndrore ofron për të konsoliduar këtë shërbim në standarte progresivisht më të larta.

Prefekti i qarkut Jole shkruan në FB: Vendosëm theksin në maksimizimin e angazhimit të forcave të deklaruara prej Njësive të Vetëqeverisjes Vendore si dhe shfrytëzimin e fondeve të kushtëzuara, për aplikimet deri në datë 25 Nëntor për financime në projektet e infrastrukturës parandaluese, rikonstruksionit të digave apo blerjes së mjeteve në funksion të EC.

Jole ka theksuar problematikat e konstatuara dimrin e kaluar në mirëmbajtjen e akseve kryesore nacionale dhe rrugëve turistike, ku në tërësi për përballimin e situatave emergjente ka patur një angazhim më të mirë të strukturave të mbrojtjes civile, koordinim të punës e masave me bashkitë, midis bashkive dhe institucioneve shtetërore në nivel rajonal e vendor.

“Me angazhimin e të gjitha hallkave dhe institucioneve, situatat emergjente në qarkun tonë këtë dimër do të administrohen e përballohen me sukses!”, përfundon Jole postimin e tij në FB.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article