Koreja e Jugut shkarkon Klinsmann

7 months ago 10
Reklamë
15:31 15/02/2024

Dështimi në Kupën e Azisë solli largimin e gjermanit

Dështimi për tu ngjitur në majën e futbollit aziatik lë pasoja tek Jurgen Klisman. Trajneri gjerman është shkarkuar nga detyra duke u konsideruar kështu si përgjegjës kryesor për eliminimin nga Kupa e Azisë në raundin gjysmëfinal. Koreja e Jugut cilësohej si favorite për të ngritur lart trofeun, por iu dorëzua forcës së Jordanisë.

Koreja e 23-ta në renditjen e FIFA-s u eliminua nga Jordania e renditur e 87-ta në gjysmëfinalet e Kupës së Azisë. Kundërshtarë ndaj të cilit, 59-vjeçari shprehu vlerësimin për performancën në fushë, duke përgëzuar ekipin dhe se e meritonte kalimin në finalen e Kupës së Azisë.

Pikërisht kjo deklaratë ka rritur presionin dhe kritikat, ndërsa pas disfatës 2-0 ndaj Jordanisë nënkampione të kompeticionit mes futbollistëve Korean ka pasur edhe përplasje fizike. Vendimi për largimin e teknikut gjerman erdhi nga zyrtarë të Federatës së Futbollit të Koresë së Jugut, teksa Klinsmann mori pjesë në takimin prej tre orësh online.

Pikërisht, edhe fakti që puna e gjermanit është bërë shpesh larg tokës koreane detyroi zyrtarët për të larguar, teknikun për shkak të rezultateve të dobëta. Në 18 takime ka fituar 8, barazuar 7 dhe humbur 3. Klinsmann mori drejtimin e kombëtares aziatike më 27 shkurt të vitit të shkuar, ndërsa kishte një kontratë me Korenë e Jugut deri në fundin e Kupës së Botës 2026.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article