Kosova bie për dy pozita në renditjen e FIFA-s, Shqipëria ngritet për tri vende

11 months ago 20
Reklamë

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rënie për dy pozita në ranglistën e FIFA-s, ndërsa ajo e Shqipërisë është ngritur për tri pozita pas ndeshjeve të shtatorit.

Dardanët luajtën dy ndeshje gjatë muajit shtator, ku fillimisht barazuar 2-2 në Prishtinë me Zvicrën, ndërsa u mposhtën 2-0 nga Rumania.

Këto rezultate bën që Kosova të bie për tri pozita në ranglistën e re të FIFA-së të publikuar sot (e enjte).

Pas këtyre dy ndeshjeve, Kosova e sheh veten në pozitën e 111-të me 1181 pikë.

Për dallim nga Kosova, Shqipëria ka shënuar ngritje për tri pozita, pas barazimit 1-1 me Çekinë në udhëtim dhe fitoren 2-0 ndaj Rumanisë në Tiranë.

Pas këtyre rezultateve, Shqipëria e sheh veten nga pozita e 65-të në pozitën e 62-të me 1395 pikë.

Në renditjen totale, Argjentina është në vendin e parë, Franca në vendin e dytë, ndërsa Brazili e kompleton podiumin.

Në top dhjetëshe gjenden edhe Anglia, Belgjika, Kroacia, Holanda, Portugalia, Italia dhe Spanja. /Telegrafi/

🇵🇹🇦🇷 Portugal climb, while Argentina remain at the #FIFARanking summit.

Plus, Morocco, Colombia, Denmark and Japan all make progress inside the top 20. pic.twitter.com/HC8neVEjsd

— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) September 21, 2023

Read Entire Article