Kosova ndeshet sot për ëndrrën e Euro 2024, “Dardanët” kërkojnë fitoren

1 year ago 59
Reklamë

Pas barazimit 2-2 më Zvicrën në “Fadil Vokrri”, rezultat që ringjalli shpresat për një kualifikim potencial në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, Kosova do të zhvillojë sot ndeshjen e radhës në kuadër të këtyre kualifikimeve.

“Dardanët” sot do të jenë mysafir të Rumanisë në Bukuresht, kombëtare e cila renditet e dyta në grupin I më 9 pikë, dy më pak se Zvicra që është lidere e këtij grupi.

Nga ana tjetër, Kosova ka katër pikë në vendin e pestë, aq sa ka edhe Bjellorusia në vendin e katër, kurse Izraeli është i treti me tetë pikë.

Në rast të fitores, “Dardanët” e udhëhequr nga trajneri Primozh Gliha do të ngjitëshin në kuotën e shtatë pikëve dhe do të futeshin direkt në garë të ngushtë për vendin e dytë që siguron kualifikimin në “Euro 2024”

Ndeshja nis në ora 20:45 në stadiumin “Arena Nacionale”, në Bukuresht.

Read Entire Article