Kosova në vazon e dytë në Ligën C të Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm

10 months ago 27

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i mësojë në muajin shkurt kundërshtarët e edicionit të katërt të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Shorti do të tërhiqet në Paris më 8 shkurt, ndërsa Kosova është në vazon e dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve. Në vazon e dytë janë edhe Azerbajxhani, Bullgaria dhe Ishujt Faroe.

Në vazon e parë janë Rumania, Suedia, Armenia dhe Luksemburgu. Në vazon e tretë janë Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Qiproja, derisa në vazon e katërt janë Bjellorusia, Lituania apo Gjibraltari, Estonia dhe Letonia.

Edicioni 2024/2025 i Ligës së Kombeve do të nisë në shtator të vitit të ardhshëm. Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në tetor dhe nëntor.

Liga e Kombeve do të jetë përcaktuese për katër ekipet e fundit evropiane që do të kualifikohen në Botërorin e vitit 2026.

Kujtojmë se Liga C është niveli i tretë i Ligës së Kombeve.

Kosova momentalisht ende nuk ka emëruar një trajner të ri që prej largimit të Primozh Glihas pas përfundimit të ndeshjeve të ciklit kualifikues për Euro 2024./Telegrafi/

Read Entire Article