Kosova U17 pëson humbje nga Kroacia

11 months ago 55

Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka pësuar humbje nga Kroacia U17, me rezultat të thellë 4-0në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Branko Cavlovic-Cavlek’.

Në ndeshjen e parë në kuadër të grupit 9 të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian “Qipro 2024”, Dardanët rezistuan vetëm deri në fund të pjesës së parë.

Të përzgjedhurit e Arbnor Morinës pësuan golin e parë nga Patrice Covic, një minutë para se të mbyllej koha e rregullt e pjesës së parë.

Vetëm tre minuta pasi filloi pjesa e dytë, Dardanët pësuan golin tjetër nga Mislav Cutuk, i cili shënoi për 2-0.

Përzgjedhësi Morina ndonëse bëri disa zëvendësime 10 minuta më vonë, as kjo nuk bëri punë pasi që vetëm katër minuta më vonë, kroatët thelluan epërsinë në 3-0 me golin e Marko Zebic.

Edhe Kroacia U17 aplikoi dy zëvendësime pas golit të tretë, dhe kështu arritën të shënojnë sërish në minutën e 80-të, përmes Ivan Baric, për 0-4 cili ishte edhe rezultati përfundimtar.

Në ndeshjen e radhës, Kosova U17 ballafaqohet me Kombëtaren e Anglisë, me 6 nëntor nga ora 12:00. /Telegrafi/

Read Entire Article