“Kostot e infrastrukturës në Shqipëri, katër herë më shtrenjtë se në rajon”, Meta për raportin e IFC-së: Pasojë e korrupsionit dhe PPP-ve

11 months ago 16
Reklamë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar as raportit më të fundit nga IFC-ja (International Finance Corporation) në lidhje me kostot e infrastrukturës në Shqipëri, të cilat rezultojnë katër herë më të shtrenjta se vendet e tjera të rajonit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta shprehet se kjo ndodh për shkak të korrupsionit, PPP-ve dhe monopoleve që kanë shkatërruar konkurrencën e ndershme.

“Raporti më i fundit i IFC-së, një nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare theksonte se kostot e infrastrukturës në Shqipëri janë katër herë më të shtrenjta se vendet e tjera të rajonit.

Dhe kjo ndodh për shkak të korrupsionit, për shkak të PPP-ve, për shkak të monopoleve që kanë shkatërruar konkurrencën e ndershme.

E gjithë kjo bën atë që rrogat të jenë më të ulëta, bën atë që çmimet të jenë më të larta, bën atë që shërbimet të mungojnë apo të jenë të tilla që lënë aq shumë për të dëshiruar.”, shkruan kreu i PL-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article