“Krenar për ekipin”, Vedat Muriqi reagon pas super paraqitjet ndaj Barcelonës

11 months ago 15
Reklamë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka reaguar pas super paraqitjet individuale në barazimin e Mallorcas ndaj Barcelonës të martën mbrëma.

Mallorca arriti ta ndalë Barcelonën me barazim 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të La Ligas.

Më meritori për vendorët ishte sulmuesi i Kosovës, Muriqi, i cili shënoi golin e parë në minutën e tetë për 1-0, ndërsa asistoi për golin e epërsinë 2-1.

Pas kësaj super-paraqitje, sulmuesi prizrenas ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për t’u shprehur.

“Krenar për ekipin dhe performancën tonë. Së bashku, ne do të vazhdojmë të përmirësohemi!”, ka shkruar Muriqi në Instagram.

Ndryshe, Muriqi deri tani këtë sezon në La Liga ka tri gola të shënuar dhe një asistim, duke treguar formë të lartë. /Telegrafi/

Read Entire Article