Kreu i FSHF i bindur se ekipet shqiptare do të vazhdojnë garën në kompeticionet europiane

1 year ago 30
Reklamë
22:46 14/07/2023

Presidenti i FSHF Armand Duka ka besim se skuadrat shqiptare që luajnë në kompeticionet europiane, do të arrjnë që të sigurojnë kualifikimin në raundin e dytë.

Kampioni i Shqipërisë, Partizani barazoi në Tiranë kundër Bate Borisv 1-1 në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Edhe Tirana e Egnatia barzuan në Ligën e Konferencës 1-1, kurse Vllaznia u mposht 3-1.

Me një mesazh në profilin e tij në Facebook, Duka shpjegoi se përse skuadrat shqiptare kanë shanse për sukses.

“Dëshiroj t’i uroj shumë suksese skuadrave tona në Champions & Conference League, në nisje të javës që i çon te ndeshjet e kthimit.  Me mbylljen e ndeshjeve të para, ku patën mundësi të njohin më mirë kundërshtarët, jam besimplotë se skuadrat tona do të arrijnë të sigurojnë kalimin për më tej. Kanë të gjithë potencialin dhe cilësitë për t’u përballur si të barabartë e të nderojnë futbollin tonë në arenën ndërkombëtare. Suksese”!

Të kuqtë do të luajnë sfidën e kthimit në Hungari më 18 Korrik.

Bardheblutë do të përballen në Gjeorgji kundër Dinamo Batum më 20 Korrik.

Në po të njëjtën datë, rrogozhinasit presin armenët e Ararat në “Elbasan Arena”, ndërsa kuqeblutë Linfield në “Loro Boriçi”.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article