Kreu i Këshillit bashkiak të Shkodrës thirret në SPAK, Ndou: U pyeta si person në dijeni për…

3 months ago 5

Kryetari i këshillit të qarkut të Shkodrës, Edmond Ndou është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ndou pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, bëri një sqarim në rrjetet sociale.

“Duke marrë shkas nga publikimet e bëra në media mbi paraqitjen time gjatë ditës së sotme në mjediset e SPAK, më lejoni shkurtimisht të sqaroj opinionin publik se: Jam paraqitur në SPAK si person në dijeni mbi një çështje që është nën hetim, por që nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me personin tim dhe as me detyrën që mbaj si kryetar i këshillit të qarkut Shkodër. E ndjeva si detyrim që të bëj këtë sqarim të shkurtër, për të shmangur çdo keqinterpretim që mund të lind në rrethana të tilla” tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article