Krijimi i partisë IDE? Lisandër Hoxha: Shumë suksese, por shumica e demokratëve është me ne

3 months ago 9

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Lisandër Hoxha, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, i pyetur për krijimin e mundshëm të një partie të re brenda së djathtës, që do të quhet IDE, tha se i uron suksese kësaj partie.

Ai tha se PD ka luftuar gjithmonë për pluralizëm dhe parë në këtë këndvështrim urojnë gjithmonë suksese për grupime që mendojnë ndryshe. Por, ai shtoi se demokratët janë vetëm në Partinë Demokratike.

Lisandër Hoxha: Jemi vend plural dhe secili ka mendimet e tij dhe ka çdokush të drejtë t’i manifestojë idetë e veta politike ashtu siç do. Nëse do jenë ata më interesant, do fitojnë ata. Nëse do jemi ne më interesant, do fitojmë ne. Unë kam dëgjuar që do krijojnë një formacion politik dhe them shumë suksese. Për emigrantët, ata duhet ta kenë të drejtën të votojnë. PS nuk do reformë reale zgjedhore. Ne jemi palë e interesuar që të votojnë emigrantët sepse shumica e emigrantëve janë demokratë.

Uroj dhe njëherë që gjykatat të vendosin drejtësi dhe të lirohet lideri i PD Sali Berisha, pasi nuk ka akuzë ndaj tij. Unë besoj se Berisha do të dalë nga arresti, por edhe nëse nuk ndodh, ne kemi betejë, betejë dhe vetëm betejë. Shpresoj që dhuna e qeverisë të marrë fund më 11 korrik, përndryshe qytetarët do ia mësojnë qeverisë se ku e ka vendin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article